Showbiz

“O zog i vockël ti/ "PËRPLASJE mes Gjestit dhe Laertit në 'Big Brother Vip': Pse ke dashur ta zgjasësh puthjen me mbretin?

Shkruar nga Liberale

“O zog i vockël ti/ "PËRPLASJE mes Gjestit dhe Laertit

Mëngjesi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur me një debat të ashpër mes Gjestit dhe Laert Vasilit. Këngëtari nga Peja e ka akuzuar aktorin për një puthje që shkëmbyen për lojë, duke shprehur dyshime se Laerti u përpoq ta zgjaste atë qëllimisht.

“Pse ke dashur ta zgjasësh puthjen me mbretin? Duhet studiuar kjo gjë. Jam në dyshime të mëdha,” i tha Gjesti – Laertit.

Nga ana tjetër, Laerti e kundërshtoi me një koment ironik: “O zog i vockël ti.”

Debati u tensionua më tej kur Gjesti e quajti Laertin “pervers”, duke thelluar më tej përplasjet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që dy banorët përfshihen në diskutime të ashpra, pasi ata shpesh nuk bien dakord për shumë gjëra brenda shtëpisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH