Showbiz

“Nuk më intereson fare, hiç”, Heidi tregon moskokëçarje ndaj “të vëllait”, Romeo e këshillon të jetë më e ndjeshme (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

“Nuk më intereson fare, hiç”, Heidi tregon

Heidi Baçit i është dhënë një mision sekret nga “Vëllai i Madh” para pak ditësh.

Ajo duhet të bënte banorët që të besonin se ajo kishte edhe një vëlla më të madh.

Misioni mori përmasa të tjera, në momentin që “Vëllai i Madh” vendosi të fuste si konkurrent të ri “vëllain” e saj.

Heidi dhe Lidi Deila duhet ta vazhdojnë tanimë misionin e tyre deri të shtunën, në mënyrë që çmimit të madh t’i shtohen dhe 10 mijë euro.


Gjatë mbrëmjes, Romeo e ka pyetur disa herë në lidhje me vëllain, por Heidi është treguar moskokëçarëse, duke i thënë partnerit të saj që nuk i intereson vëllai.

Sipas saj ajo ka folur më vëllain vetëm kur kanë lindur fëmijët dhe kaq.


Romeo: Se mos ma ngacmojë atë Lidin ata.

Heidi: Kujt i intereson? Nuk më intereson vërtet, por ti nuk më beson mua.

Romeo: Unë mendoj se të intereson.

Heidi: Jo, se e thua ti? Ai më ka marrë në telefon kur i kanë lindur fëmijët dhe ok.

Romeo: Edhe?

Heidi: Nuk më ka interesuar. Nuk më intereson fare, hiç.

Romeo: Ok nuk është ndonjë gjë e bukur të mos të të interesojë

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH