Reperi i njohur Noizy, u përfshi pak muaj më parë në një incidenti të dhunshëm ndaj Medi Isenit, një influencues në TikTok.
Këngëtari u arrestua, e pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë të konsiderueshme parash.
Por megjithatë, ai nuk lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të rastit penal i cili është i hapur në Kosovë.
Sipas burimeve në medie, Noizy u mundua të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që rëndojnë mbi të.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Noizy përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar reperi.