Rezarta Shkurta dhe Luana Vjollca kanë krijuar një shoqëri aq të ngushtë me njëra-tjetrën saqë kanë vendosur këtë verë të shkojnë bashkë për pushime.
Këngëtarja e cila poston foto të shumta gjatë pushimeve krahas partnerit të saj, kësaj here ka ndarë disa foto dhe video nga pushimet e muajit gusht me shoqet.
“Ska si pushimet me shoqet” - shkruan Rezarta Shkurta, koment të cilin Luana ia kthen me disa zemra.
“Shkëlqeni”, “Na nderuat Shqipërinë”, apo “Zbukuruat Mykonos” janë disa nga komentet krahas postimit të Rezartës.