
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Rrugëtimi im ka qenë i vërtetë, gjë të cilën nuk po e shoh më asnjë gjë të vërtetë në atë shtëpi, po flas për dinamika. Rozana për mua është më e vërteta aty brenda edhe Egli pse jo sepse unë e di shumë mirë çfarë dashurie ka ajo vajzë për atë djalë.
Çfarë do të thotë Livia me pjesën “nuk janë të vërtetë” trillohen situata?
Unë vij nga “Për’Puthen” dhe mua aktualisht “Big Brother VIP” më duket si “Për’Puthen”. Të gjitha ato historitë e dashurisë pak të shtirura mua nuk më duken aspak të vërteta. Edhe disa konflikte, por nuk janë aq të vërteta. Një nga personat që ka krijuar më shumë konflikt është Vserlo që doli, ai krijonte shumë konflikte por nuk dinte t’i mbante për mendimin tim sepse pastaj buzeqeshte dhe donte të të përqafonte sepse është i mirë. Ka disa konflikte të shtirura dhe një Gerta që gjithmonë kapet me Rozanën.
Nuk jam penduar aspak, sepse kam pasur mundësinë që ta përjetoj në mënyrën më të qetë, unë kam qenë Livia. Ia vlen si eksperiencë. Unë jam kënaqur. Unë e kam thënë gjithmonë që shtëpia ndahet në dy palë, njëra që sulmon dhe tjetra që do të mbrohet dhe unë kam qenë gjithmonë tek pala që do të mbrohej sepse mua më është prekur morali, jo po ti nuk ke baba, ti je shkatërruese çiftesh. Gjithçka më është përmendur dhe unë jam mbrojtur në çdo moment.