Showbiz

“Më ndryshove sytë me të cilët shoh botën”/ Sara Gjordeni bën dedikimin EMOCIONUES për Nean: Të do mami nga toka deri në qiell!

Shkruar nga Liberale

“Më ndryshove sytë me të cilët shoh botën”/

Sara Gjordeni, ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një foto me vajzën e saj të vogël Nean, të shoqëruar me një dedikim emocionues.

“Më ndryshove sytë me të cilët shoh botën”, ka shkruar Sara mes rreshtash, teksa shpreh lumturinë dhe bekimin e madh që i ka dhënë Zoti, duke sjellë në jetë Nean e vogël.

“Kur linde, te veshen nje trup te bardhe, kurre se kam pelqyer te bardhen… Ora shenonte 13:12, e une gjithmone kam menduar se numri 13 ishte numer i cili sillte pakez ters. Koha ishte me shi dhe jashte frynte pafund, une nuk e kam pelqyer eren kurre, vetem ditet me shi! Nuk e di pse me dhane te vishja dicka lejla, une per lejlane gjithmone kam menduar se eshte nje ngjyre budallaqe, me dy mendje, as blu, as roze. Nea, atehere nuk e dija se, dy muaj me vone e bardha dhe lejlaja do ngjyrat e mia te te preferuara. Ora 13:00 eshte ora ime me yndyre, e ditet me ere mezi i pres. Me ndryshove syte me te cilet shoh boten! Te do mami nga toka deri ne qiell”, ka shkruar Sara Gjordeni krahas fotos që postoi në Instagram.

Sara dhe Bardh Idrizi u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH