Massimiliano Varrese, ka konfirmuar se ka marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother Vip Albania.
Ai tha se ftesa ka ardhur që ai të performojë këngët e tij në një nga netët live të spektaklit dhe jo për një përballje me Heidin, të cilës nuk i përmend as emrin.
Varrese thekson se do të vijë në Shqipëri pas datës 30 Maj për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa në vendin tonë.
Kujtojmë se ish-banori i Grande Fratello, ka patur një raport më shumë sesa miqësor me Heidin në shtëpinë e BBV në Itali, që bëri më pas bujë në media me largimin e saj nga loja, pas vizitës dhe kërkesës së babait të Heidit.