Bora Zemani, ka mohuar thashethemet se është në pritje të ëmbël.
Në hyrje të emisionit të ri në Top Channel, moderatorja ka marrë kohën për të lexuar dhe komentuar ndërhyrjet e ndjekësve të saj, duke iu përgjigjur atyre që e kanë pyetur nëse po pret një bebe.
“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet:
“Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.”
“Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, shprehet ajo.
Bora, e cila ka edhe një djalë, Arborin, është në një lidhje dashurie me akktorin e humorit, Donald Veshaj.