Showbiz

Kriset miqësia me Roza Latin? Rike Roçi sqaron njëherë e mirë raportin mes dy vajzave

Shkruar nga Liberale

Kriset miqësia me Roza Latin? Rike Roçi sqaron njëherë e

Roza Lati festoi dy ditë më parë ditëlindjen dhe mblodhi në një darkë gjithë banorët e BBV3, me të cilët ruan raporte të mira.

Por ajo që u vu re ishte mungesa e Rike Roçit, e cila ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Rozën si para BBV, edhe gjatë eksperiencës së tyre në reality show.

Kështu, mungesa e Rikes në festë dhe mungesa e një urimi publik nga ana e saj për moderatoren, ngritën dyshimet se miqësia mes tyre është krisur.

Mbrëmjen e kaluar, Rikja u pyet në “Top Arena” nëse ka ndodhur diçka mes saj dhe Rozës. Ajo i hodhi poshtë zërat duke thënë se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj. Arsyeja e mungesës së Rikes ishin disa angazhime të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH