Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP 2”, solli një rrjedhë emocionesh të forta, vendime të papritura dhe surpriza të paparashikuara për publikun dhe fermerët.
Moderatorja Luana Vjollca hapi mbrëmjen me dy zarfe të njëpasnjëshëm, ku përmbajtja e tyre shkaktoi jo pak trazira në lojë.
Një përjashtim i paparashikuar befasoi fermerët. Kejsi u largua nga “Ferma VIP” pasi theu rregullat e spektaklit, duke braktisur shtëpinë e fakirit për t’u bashkuar me fermerët e tjerë në festimet e 1 Majit, pavarësisht urdhrave të Agait.
Mes tensionit, nuk munguan edhe lajmet e mira. Big Mama, e cila këtë javë mbajti me dinjitet rolin e kryefermeres, me urdhër të Agait, mandati i saj do të zgjatet deri të hënën.
Ndërkohë, Big Mama, përveç mandatit të zgjatur, rezultoi edhe fermerja e preferuar e publikut, duke i dhënë kështu edhe imunitet. Bashkë me të, edhe Limi me Esterin nuk do të jenë pjesë e nominimit, pas suksesit në sfidën e qypave.