Në prime-n e sotëm të “BBVA”, katër banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë së famshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Sara Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të programit, të cilët presin me padurim të shohin dinamiken e re që do të krijojnë këta banorë në shtëpinë e Big Brother.
Por se cilët “VIP-a” do të bëhen pjesë kësaj radhe, kjo mbetet për t’u parë në orët në vijim.