Showbiz

"Kam pasur një traumë..."/ Çfarë i ndodhi ish-banorit të "BBV" pasi doli nga shtëpia?

Shkruar nga Liberale

"Kam pasur një traumë..."/ Çfarë i ndodhi

Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj, ka qenë një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, në “E Diell”.

Lisi është shprehur se preferon që jetën personale ta mbajë private, teksa zbuloi edhe për situatën e vështirë që kishte kaluar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Sipas Lisit, në momentin që doli nga “Big Brother VIP3” personat më të afërt e kanë zhgënjyer.

Ronaldo Sharka: Ndonjë martesë ndonjë gjë në jetën tënde?

Ronaldo Sharka: Kur u lidhe? Kur u ndave për herë të fundit?

Elvis Myrtaj: Është një gjë, jetën private e kam shumë kështu… por meqë nuk kam folur asnjëherë dhe meqë po më jepet rasti po e them, jetën private e kam të shenjtë, nuk kam qejf të prononcohem. Deri në momentin që do të kem një partnere në krah që do ta çoj te mami e te babi, atëherë mund të ndodhë.

Kam pasur një traumë pasi dola nga “Big Brother VIP”, pasi dola. Unë jam një njeri që jap veten për të tjerët, përfshihem shumë. E vendos veten në vendin e dytë. Erdh një situatë kur dola nga Big-u, është ajo që je shumë i çuditshëm do të ambientohesh dhe këtë situatë të rëndë më rënduan dhe më shumë personat që i kam vendosur para vetes sime. Jeta vazhdon është e lumtur ka lulet e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH