Showbiz

"Kalova vështirësi në marrëdhënien me bashkëshortin, kisha një barrierë…", Françeska e BBV rrëfen historinë e saj

Shkruar nga Liberale

"Kalova vështirësi në marrëdhënien me

Pak kohë para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”, modelja Françeska Murati ka treguar se ka kaluar në depresion pas lindjes së djalit. 

Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin, konkurrentja u shpreh se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, pasi sipas Françeskës ka pasur një barrierë të madhe nga ajo që po kalonte, por tani është mirë e ka kaluar depresionin.

“Unë para se të hyja në ‘Big Brother’ kam pas kaluar një periudhë shumë të vështirë mbas lindjes së Charlit se kalova në depresion pas lindjes.

E kam pasur pak të vështirë në marrëdhënie me bashkëshortin se kam qenë shumë e ftohtë, nuk kam qenë vetja ime. Dhe është shumë e çuditshme se si ndikon në natyrën tënde bërja mami.

Ka qenë shumë e vështirë në marrëdhënien me bashkëshortin se kisha një barrierë shumë të madhe nga ajo që po kaloja. Tani e kam kaluar”– tregoi Françeska.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH