Showbiz

"Ç’ka kena në çantë sot”/ Dua Lipa flet shqip për revistën e famshme “Vogue”

Shkruar nga Liberale

"Ç’ka kena në çantë sot”/ Dua Lipa flet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka surprizuar ndjekësit e saj patriotë teksa në një intervistë ka folur në gjuhën shqipe.

Në rubrikën “Çfarë ka në çantën time” të revistës së famshme “Vogue”, ylli i muzikës ka thënë një fjali në shqip e cila ka tingëlluar shumë bukur.

“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe qe ç’ka kena në çantë sot”, tha këngëtarja.

Edhe pse intervista ishte e gjitha në anglisht, mbetet për t’u përgëzuar që artistja gjeti momentin të nxjerr në pah origjinën e saj.

Mirëpo nuk është hera e parë për të të flasë në gjuhën shqipe. Pak ditë më parë ajo uroi Shqipërinë për Pavarësinë e saj.

Me anë të një postimi në “Instagram”, ajo ka ndau vargje nga himni kombëtar, të shoqëruara me një imazh të simbolit të shqiponjës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH