Gjesti, një nga banorët më të përfolur momentalisht të Big Brother VIP, ka vazhduar të përballet me situata të tensionuara në shtëpinë e famshme.
Ai ka pasur një konflikt të fortë me Jozin dhe G Banin, me këtë të fundit që e ka pritur menjëherë që në hyrje të shtëpisë. Në një moment të nxehtë, G Bani ka përmendur edhe anëtarët e familjes së Gjestit, duke i përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke shtuar edhe më shumë tension në situatën.
Por megjithatë, Gjesti ka reaguar me qetësi ndaj ofendimeve, edhe pasi Jozi i ka hedhur ujë mbi kokë, duke intensifikuar edhe më tej përplasjen.
Më pas, G-Bani e ka ndjekur dhe janë “përplasur” kokën më kokë, duke bërë që tensioni të arrinte nivele të reja.
Disa prej veprimeve të G Banit janë cilësuar si bullizëm nga ndjekësit e spektaklit, por mbetet për t’u parë si do të zhvillohen ngjarjet në bazë të çfarë ndodhi.
Atmosfera mes banorëve është gjithnjë e më e ngarkuar dhe pritet që përplasje të tjera të ndodhin në ditët në vijim.