Showbiz

Jennifer Aniston mbështet Kamala Harris: Për arsye dhe dinjitet njerëzor unë votova!

Shkruar nga Liberale

Jennifer Aniston mbështet Kamala Harris: Për arsye dhe dinjitet

Jennifer Aniston mbështet publikisht kandidaten Kamala Harris për presidente e SHBA-ve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja ka bërë të ditur se ka hedhur votën për garën presidenciale në SHBA, kandidates demokrate, Kamala Harris.

Në një postim në llogarinë personale në Instagram, ajo ka postuar një foto me mbishkrimin:

"Sot votova jo vetëm për aksesin në kujdesin shëndetësor, për lirinë riprodhuese, për të drejta të barabarta, për shkolla të sigurta dhe për një ekonomi të drejtë, por edhe për shëndet dhe dinjitet njerëzor".

Më pas ajo shtoi: “Mos harroni kushdo që jeni, kudo që jetoni, zëri juaj ka rëndësi. Vota juaj ka rëndësi. E di qe nuk jemi dakord per cdo gje dhe kjo eshte bukuria e ketij vendi, por zot, a nuk jeni lodhur nga kjo atmosfere negative mes nesh? Nga bullizmi dhe kërcënimet e vazhdueshme tek ata që nuk mendojnë njësoj si të tjerët?'

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH