Showbiz

Valeri zë ngushtë Elsën: Je këtu për të pastruar imazhin tënd! Ja si ja kthen ajo (Video)

Shkruar nga Liberale

Valeri zë ngushtë Elsën: Je këtu për të pastruar

Përpos momenteve gazmore, në formatin “Ferma VIP” ka patur edhe debate të forta mes banorëve.  Elsa më herët është shprehur se ajo e sheh qëndrimin në këtë format si një punë, teksa shtoi se ndodhet aty për lojë. Por sipas Valerit, këngëtarja ka hyrë si lojtare për të pastruar imazhin dhe për të bërë “show”.

Pjesë nga biseda:

Elsa: Kjo për mua është punë, ashtu si edhe për ty

Valeri: Jo për mua është bashkëjetesë.

Elsa: Ne jemi këtu për njerëzit në shtëpi që t’i argëtojmë me star-et e tyre.

Valeri: Unë s’qenkam një star.

Elsa: Ore ti je për habitatin tënd.

Valeri: Qenkam dhe unë një star.

Elsa: Unë s’të njoh fare.

Valeri: Ka shumë artist që në televizion hiqen si ndryshe, unë njoh artisten Elsa, ty s’të njoh nga afër.

Elsa: Zemra të iki të fle, sepse ti flet kot dhe nuk kam ndërmend të harxhoj minutat televizive.

Valeri: Ah, ti qenke duke bërë një show, vazhdo atëherë.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH