Showbiz

FOTO/ Ish-futbollisti i Francës tradhton gruan, avokatja zbulon lidhjen e fshehtë: Udhëtimi me autobus për...

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ish-futbollisti i Francës tradhton gruan, avokatja zbulon lidhjen e

Dimitri Paje, një emër i njohur i futbollit botëror, këto ditë është bërë përsëri një personazh në mediat e ndryshme jo për bëmat e tij në fushën e lojës. Mesfushori 37-vjeçar i cili aktualisht luan me Vasko Da Gama në Brazil, është në telashe të mëdha me gruan e tij, Ludivin, pasi një avokate braziliane ka zbuluar se prej muajsh ata kanë një lidhje të fshehtë.

Paje jeton prej dy vitesh në Brazil, ndërsa gruaja e tij, me të cilën është i martuar prej 20 vitesh dhe ka katër fëmijë, banon në Francë, duke e vizituar çdo tre muaj.

FOTO/ Ish-futbollisti i Francës tradhton gruan, avokatja zbulon lidhjen e

Por avokatja Larisa Ferrari, e cila është një emër i njohur në rrjetet sociale në Brazil, ka treguar se ka nisur prej disa muajsh një histori me Paje, duke zbuluar gjithçka me një postim të gjatë. Ajo bëri të ditur se lidhja mes të dyve kishte nisur kur ajo vetë ishte divorcuar nga bashkëshorti.

“Dua të bëj të qartë se nuk ishte asnjëherë çështje parash. Nuk kam nevojë për para. Nuk ka shumë për të thënë pasi nuk ka shpjegim apo ndonjë gjë për të justifikuar. Por dua të bëj një gjë jashtëzakonisht të qartë, që asnjëherë nuk ishte për para, as më parë, as tani. Në fakt, herën e fundit që shkova ta takoja në Rio, shkova me autobus”, shkruante ndër të tjera ajo, teksa tregonte historinë se si të dy kishin muaj që frekuentoheshin.

FOTO/ Ish-futbollisti i Francës tradhton gruan, avokatja zbulon lidhjen e


“U afruam shumë pasi unë u divorcova dhe ai është shumë i vetmuar. Me kaq afërsi, takimet u bënë më të shpeshta. Unë do të shkoja në shtëpinë e tij pak a shumë çdo 12 ditë dhe qëndroja atje për 3-4 ditë”.
ishin disa nga detajet që ajo zbuloi për dhjetëra mijëra ndjekës që ka në rrjete sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH