Showbiz

"'Huliganë" me lëkurë të errët'/ Reperi i FAMSHËM thirrje për krijmin e një kori të ri

Shkruar nga Liberale

"'Huliganë" me lëkurë të errët'/

Reperi i famshëm, Kanye West, është përfshirë sërish në polemika pas thirrjes për krijimin e një kori të ri me kritere që janë cilësuar diskriminuese dhe provokuese.

Në një postim në rrjetet sociale, reperi 47-vjeçar kërkoi “huliganë” me lëkurë të errët, në formë fizike dhe të gatshëm të rruanin kokën.

Për më tepër, West kërkoi që kandidatët të vishnin bluza me simbole naziste, duke shkaktuar zemërim të madh dhe reagime të forta nga publiku dhe organizatat kundër ekstremizmit. ADL e cilësoi sjelljen e tij si “të papranueshme dhe të rrezikshme.”

West vazhdon të humbasë mbështetje në industrinë muzikore për shkak të qëndrimeve të tij të diskutueshme dhe komenteve antisemitike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH