Xhensila Myrtezaj dhe reperi Noizy, janë parë në të njëjtin vend mbrëmjen e sotme.
Ata janë në të njëjtën studio muzikore, ku me sa kuptojmë edhe nga fotoja më poshtë kanë surprizuar
bashkëpunëtorin e tyre për ditëlindje. Të pranishëm janë edhe persona të tjerë të famshëm, pjesë e grupit OTR të cilët janë pjesë e fotove të siguruara nga Liberale.al.
Nga fotot duket se dyshja ndodhen në një studio muzikore dhe po punojnë për një bashkëpunim tjetër muzikor.
Kujtojmë se Xhensila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të divorcit me aktorin Bes Kallaku. Deri në këto momente asnjë nuk e ka konfirmuar ndarjen.