Showbiz

FOTO/ Makthi i modeles shqiptare në Kaliforni: Shtëpia ime po digjet!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Makthi i modeles shqiptare në Kaliforni: Shtëpia ime po digjet!


Qyteti i Los Anxhelosit ku ndodhet Hollivudi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth.

Një pjesë e rezidencave të vipave janë përfshirë nga flakët.

Zona është e mbushur me shtëpi që u përkasin të famshmëve, duke përfshirë Tom Hanks dhe Rita Wilson, Ben Affleck, Jennifer Aniston dhe Bradley Cooper.

Mes rezidencave luksoze duket se është edhe ajo e modeles shqiptare Angela Martini. Modelja postonte gjithmonë foto nga koha që kalonte në shtëpinë në fjalë së bashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre. 

Mbrëmë Angela ka postuar nga situata alarmante, ndërsa shkruan se ishte duke u evakuuar. Në një postim tjetër ajo ngre shqetësimin mos ndoshta Amerika është nën sulm, pasi ka dëgjuar raportime të zjarreve të qëllimshme në vende të ndryshme.

FOTO/ Makthi i modeles shqiptare në Kaliforni: Shtëpia ime po digjet!

Los Angeles është ndër qytetet më të dendura të populluara në Shtetet e Bashkuara, dhe struktura e tij po shton humbjet e pronës. Qyteti dhe qytetet përreth kanë gjithashtu disa nga pasuritë e paluajtshme më të shtrenjta në vend.

FOTO/ Makthi i modeles shqiptare në Kaliforni: Shtëpia ime po digjet!


Kujtojmë se shtëpitë e shumë yjeve janë shkatërruar, duke përfshirë Billy Crystal, Paris Hilton, Mandy Moore, Eugene Levy, Anna Faris, Cary Elwes, Spencer Pratt dhe Heidi Montag, James Woods, Diane Warren , Cameron Mathison, Ricki Lake, Leighton Meester dhe Adam Brody.

FOTO/ Makthi i modeles shqiptare në Kaliforni: Shtëpia ime po digjet!

FOTO/ Makthi i modeles shqiptare në Kaliforni: Shtëpia ime po digjet!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH