Dy konkurrentët e Ferma Vip, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, së fundmi bënë xhiron e rrjetin me videon ku pretendohet se po kryenin marrëdhënie seksuale poshtë jorganit.
Dhe pse janë komentuar shumë edhe nga banorët brenda shtëpisë, dyshja në prani të njëri-tjetrit kanë nënkuptuar se kjo ishte vetëm një lojë e sajuar nga vetë ata, megjithatë e vërteta ende nuk dihet.
“Sa bukur e luajtëm rolin,”- u shpreh Limi ndërsa Alba pohon me mimikë.
Pas gjithë kaosit që krijuan brenda në fermë, raporti mes tyre vazhdon të jetë i mirë deri tani.
Në një moment gjatë ditës fermerët janë parë në prani të njëri-tjetrit, me Albën e cila masazhon kurrizin e Limit dhe ky i fundit shijon momentin.