Një tjetër lajm divorci ka bërë bujë në mediat rozë ditët e fundit.
Aktori i njohur, Arben Derhemi sipas raportimeve të fundit thuhet se se i ka dhënë fund martesës së tij disavjeçare me gazetaren dhe psikologen, Iva Korumi.
Sipas raportimeve të “Popart” që më tej u përhapën me shpejtësi thuhet se aktori i njohur Arben Derhemi dhe bashkëshortja e tij, Iva Korumi, kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë.
Ky divorc i mundshëm i aktorit me bashkëshorten, sipas “Popart” thuhet se po vjen për shkak të tradhtisë së Arbenit.
Lidhur me thashethemet, ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme, por thjesht ka sulmuar themeluesin e kësaj medie, Popi Kola dhe mediat e tjera që përhapën lajmin pa asnjë të vërtetë sipas aktorit.
"Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë...Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç'seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t'u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kusitë mediatike (portalet) duan gjak...më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi...Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.