Dua Lipa dhe aktori Callum Turner duket se kanë konfirmuar fejesën me shfaqje të dashurisë. Ata kaluan një moment romantik të paharrueshëm duke u përqafuar dhe vallëzuar nën qiellin e Parisit, pranë Kullës Eiffel duke u dukur si një çift i lumtur dhe të dashuruar.
Në fotot që kanë realizuar çifti ata shihen duke qeshur dhe përqafuar njëri-tjetrin.
Dua Lipa mbante një unazë prej 18 karat diamanti, dhuratë nga Callum, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Miqtë e çiftit konfirmuan se ata janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo lidhje do të jetë për gjithmonë.
Pasi kaluan një mbrëmje të mrekullueshme në restorantin Michelin Parcelles, ata vazhduan të shfaqin dashuri dhe afeksion të natyrshëm, duke bërë selfie dhe duke shijuar çdo moment së bashku.