Dea Vieri ishte banorja e dytë që u eliminua nga Big Brother Vip mbrëmjen e së martës.
Pas daljes blogerja publikoi një video në rrjetet sociale, ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga “Big-u”. Videon ajo e shoqëroi me një zë viral ku thoshte:
“Pse dola? Dola! S’është ndonjë gjë interesante”.
Por një ndjekës i replikoi duke thënë: “Jo ti nuk dole, ty të nxorrën”.
Dea habiti me përgjigjen e saj për komentuesen, duke u shprehur se në fakt ishte Ori Nebijaj, sipas saj, ajo që e nxorri nga programi pasi nuk pranoi të krijonte një lidhje sa për "show" me Fation Kuqarin.