Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është shtruar në spital që prej së dielës, për shkak të një gjendjeje shëndetësore që ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar vetë artistja përmes disa imazheve që ka ndarë në WhatsApp, ku shfaqet në një dhomë spitali, të shoqëruara me një mesazh reflektues mbi kujdesin ndaj vetes. “Kujdesi për veten do të thotë të bësh një pushim kur gjërat bëhen të vështira… Thuaji ‘jo’ gjërave që nuk dëshiron të bësh. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur,” shkroi ajo.
Edhe pse Fjolla nuk ka dhënë detaje të sakta për arsyen e shtrimit, burime pranë saj kanë thënë për emisionin “Prive” se dyshohet për një mbidozë të mundshme të medikamenteve, e cila ka shkaktuar komplikacione në shëndetin e saj.
Fatmirësisht, këngëtarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve për të paktën 24 orët e fundit.