Showbiz

Fifi shpërthen ndaj komenteve negative pas videos virale me Eglin: “Nuk jemi influencere as tiktokere”

Shkruar nga Liberale

Fifi shpërthen ndaj komenteve negative pas videos virale me Eglin:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar pas një sërë komentesh negative dhe paragjykimeve që ka marrë në rrjete sociale kohëve të fundit, shumica prej tyre nga llogari të rreme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur zhgënjimin ndaj mënyrës se si po interpretohen angazhimet e saj të fundit në muzikë, ku përveç si artiste, po vepron edhe në rolin e producentes.

“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot fake accounts që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” ka shkruar ajo.

Fifi bëri të ditur se është duke bashkëpunuar me

Fifi shpërthen ndaj komenteve negative pas videos virale me Eglin:

këngëtaren Egli për të sjellë një projekt të ri muzikor, të cilin e sheh si një rikthim të merituar për artisten.

“Nesër në orën 18:00 del projekti i ri ‘Jete’ i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip,” shtoi ajo, duke theksuar se Egli nuk po prezantohet si influencuese apo tiktoker-e, por si “një artiste e vërtetë”.

Në fund, Fifi nuk ka harruar t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh dashurie: “LOVE YOU GUYS.. FIFI”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH