Aktori i famshëm hollivudian, Arnold Schwarzenegger u mbajt në aeroportin e Mynihut për disa orë. Në një foto të publikuar nga BILD, ylli i Hollivudit shihet me dy doganierë. Akrori qëndroi me ta për rreth tre orë pasi u ul në aeroport në orën 13:45.
Sipas raportimeve të medieve të huaja, aktori i njohur posedonte një orë luksoze të markës Audemars Piguet, e destinuar për një ankand në Austri.
Thesari do të nxirret në ankand nesër, të enjten, në një darkë përpara fillimit zyrtar të samitit të Klimës. Schwarzenegger fillimisht tërhoqi vëmendjen e doganierëve, të cilët e njohën menjëherë yllin e filmave.
Ata e ndaluan dhe i kërkuan të hapte çantat. Sipas informacioneve të BILD, ishte një kontroll pa ndonjë arsye specifike. Më pas doganierët zbuluan në bagazh orën e vlefshme luksoze.
Ky është një produkt i bërë me porosi, me të vërtetë unik. Audemars Piguet e prodhoi atë posaçërisht për Arnold. Tani ai po nxjerr në ankand orën unike nga koleksioni i tij privat.