Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka vendosur të bëjë publike statusin e saj sentimental, pas muajsh spekulimesh në mediat rozë. Në një postim të fundit në InstaStory, gjatë një rubrike pyetje-përgjigje me ndjekësit, Enca është pyetur nëse është ende në një lidhje. Ajo ka reaguar menjëherë, duke shkruar: “Beqarja më seksi e momentit”, duke konfirmuar se është beqare.
Spekulimet për ndarjen e saj nga partneri i saj afrikan kishin filluar disa muaj më parë, por Enca kishte shmangur të fliste publikisht për këtë çështje. Me këtë reagim, ajo ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për fansat dhe mediat.
Enca është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj unik dhe performancat energjike. Pavarësisht jetës së saj personale, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për karrierën e saj muzikore.