Mëngjesi i sotëm nuk ka ardhur shumë i paqtë në shtëpinë e Big Brother. Pasi Egla u përplas me Liamin orët e para të mëngjesit, ku ky i fundit e trembi nga zhurma e krijuar në ambientet e dhomës së gjumit, Egla u përlot, teksa pranë saj qëndruan disa prej banorëve të cilët u munduan ta qetësonin.
E teksa Romeo ka qëndruar më pranë saj, i cili herë pas here i kërkonte të pushonte së qari, Egla nuk mund ‘të kontrollonte’ dot veten.
Romeo: Po jo moj se nuk të shikoj dot kështu unë, o vajzë! Për dy plehra! Çfarë bën ti moj?
Egla: Po nuk i mbaj dot të gjitha brenda tani, gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë… Hajde mo shyqyr po del ndonjë gjë.
View this post on Instagram