Showbiz

E TRISHTË! Në lule të rinisë, influencerja e njohur humb betejën me sëmundjen e rëndë

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË! Në lule të rinisë, influencerja e njohur humb

Infermierja 26-vjeçare dhe e famshme e TikTok, Bailey Hutchins, ka humbur betejën e saj dyvjeçare me kancerin në zorrë.

Bailey Hutchins kishte pothuajse 200,000 ndjekës në TikTok. Në janar 2023, ajo foli për herë të parë për diagnozën e saj.

Isha në spital për pesë ditë dhe pata dy operacione për të hequr një tumor në zorrën e trashë. Unë kam kancer të zorrës së trashë në fazën e tretë, që ishte një goditje e madhe për familjen time dhe mua,” shkroi ajo në atë kohë.

Ajo dokumentoi gjendjen e saj shëndetësore për dy vjet, derisa ajo u përkeqësua në mënyrë dramatike në fillim të janarit dhe iu desh të kthehej në spital. Aty ajo iu nënshtrua operacioneve të mëtejshme.

Bashkëshorti i saj Caden ndau lajmin e hidhur në rrjetet sociale: “Më dhemb zemra t’ju them se e dashura im Bailey ndërroi jetë mbrëmë. Ajo ka bërë një betejë të pabesueshme gjatë dy viteve të fundit dhe tani nuk duhet të vuajë më dhimbjen që duroi.”

“Ishte një bekim të isha bashkëshorti dhe kujdestari i saj. Nuk mund ta besoj se kam humbur miken time më të mirë”, shtoi ai.

E TRISHTË! Në lule të rinisë, influencerja e njohur humb

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH