Antonela Berisha, ish- konkurrentja e “Për’puthen”, ka bërë një deklaratë në “Top Arena” që ka ngjallur mjaft dyshime fillimisht.
Ajo u shpreh se do të "shtohet me një", por nuk e specifikoi se çfarë.
Dhe pas deklaratës, Ed Manushi ka këmbëngulur që Antonela të tregojë më tepër, pasi ajo la të kuptohet se është "në pritje të ëmbël."
Por sigurisht që kjo gjë u hodh poshtë nga Antonela, e cila sqaroi se bëhej fjalë për biznesin e saj.
Antonela Berisha: Manush do të shtohemi plus 1.
Ed Manushi: Si do të shtoheni? Mua më shkoi mendja diku
Antonela Berisha: Po pse more Mansuh mendove direkt atë (qesh). Do shtohemi, do të hapim plus një atelie tjetër.