Showbiz

DETAJET/ Sot finalja e madhe, cili "fermer" do të triumfojë në "Fermën VIP"?

Shkruar nga Liberale
DETAJET/ Sot finalja e madhe, cili "fermer" do të triumfojë

Ferma V.I.P. kurorëzon sot në mbrëmje edicionin e parë të saj, në një natë finale të ethshme që vendos gjashtë konkurrentët jo vetëm përballë gjykimit të publikut përmes televotimit por edhe sfidave që identifikojnë këtë reality show.

Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Ditea Berisha, Baby G, Florjan Agalliu dhe Renis Gjoka janë gjashtë finalistët që i rezistuan formulës komplekse të Fermës V.I.P. në këto 82 ditë izolimi nga jeta e zakonshme.

Televotimi për fituesin e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, vijon të jetë i hapur ndërsa finalistët janë përgatitur fizikisht dhe emocionalisht për të tejkaluar qarkoren e sfidave. Përballje në grupe apo individuale, kjo mbetet për t’u parë gjatë spektaklit.

Duke nisur nga ora 21 në ekranin e Vizion Plus si dhe në kanalin zyrtar të you tube, Ferma V.I.P. Albania, do të ndiqni live finalen e madhe, ndërsa për të gjitha zhvillimet në këtë ditë të fundit, sinkronizohuni në platformën digjitale Tring, me dy kanale të dedikuara, Ferma V.I.P.1 dhe Ferma V.I.P. 2.

Nën drejtimin e producentes Holta Dulaku, Ferma V.I.P. ia doli të rrëmbejë edhe publikun shqiptar. Një patentë ndërkombëtare e shpërndarë dhe realizuar në më shumë se 50 shtete të botës, 30 prej të cilëve me edicione të përvitshme, duke nisur nga viti 2001.

Ky reality show lartësoi standardet në realitetin tonë mediatik duke mos kursyer mesazhet e rëndësishme, forcën e argumentit, tolerancës, fisnikërisë, raporteve të shëndetshme ndërpersonale dhe shpërfaqjes së të gjithë potencialit artistik dhe njerëzor të secilit prej personazheve që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi spektakolar. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH