Anna Gjebrea ishte e ftuar sot në programin “Rudina” ku foli për muzikën, artin dhe jetën si adoleshente.
Mes të tjerash ajo foli edhe për raportin që ka me babain, Ardit Gjebrean. Ajo kujton me humor kërkesën e saj herën e fundit që ishte në studion e “Rudinës”, ndërsa tani ka një sfidë për të atin.
“Herën e kaluar që kam qenë këtu kam thënë që nuk e doja babin në xhirime, por që kësaj radhe në fakt kam përshtypjen që e dëgjoi atë që thashë unë këtu dhe ua ka lënë profesionistëve në dorë që të merreshin me videoklipin dhe ka qenë vetëm një shtysë e mirë për mua, por në fakt e kam një sfidë të hapur me babin, pasi sa herë shkoj në shtëpi, unë kam filluar kompozoj edhe vetë në piano.
E marr babin, jam në shtëpi, kam bërë një këngë të re, babi kur do të vish nga puna? Ora 8 e darkës, “ja zemra e babit se do të vij për pak”. Ora 11, vjen babi në shtëpi, hap laptopin dhe fillon punën. O babi, po kënga? “Po prit se do të merrem me ‘Këngën Magjike’”. Më shumë u kushton rëndësi këngëtarëve të “Këngës Magjike” sesa këngëtares që ka në shtëpi."- tha ajo.