Aktorja e njohur hollivudiane, Angelina Jolie, ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj të fundit.
Ajo është shfaqur në emisionin e Jimmy Fallon e zbathur, pa këpucë. Gjatë hyrjes së saj në skenë, aktorja u duartrokit nga publiku, por nuk shpëtoi pa u ngacmuar nga moderatori i cili e pyeti për këpucët.
“Të shohim këmbëzbathur, i harrove këpucët?”,iu drejtua Jimmy Fallon aktores me humor e ndërsa qeshën të dy.
Jolie u shpreh se se një aksident i ndodhur me gishtin e saj e ka detyruar të shfaqet kështu.
“E dini, kam thyer gishtin tim dhe po kërkoja këpucën e duhur, por nuk munda ta gjeja", tha Angelina Jolie.