Aktorja e famshme e Hollywood-it, Meryl Streep, ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se edhe macet kanë më shumë liri sesa gratë në Afganistan, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë shtypjen e Talibanëve.
Këto deklarata Streep i bëri gjatë një fjalimi në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku aktorja theksoi se madje edhe kafshët kanë më shumë të drejta tani në Afganistan pas shtimit të kufizimeve ndaj grave.
Në përgjigje, një zëdhënës i Talibanëve tha se ata “respektojnë shumë” gratë dhe “kurrë nuk do t’i krahasonin ato me macet”.
Këto komente të Streep vijnë pas vendosjes së një serie të re ligjesh mbi moralin nga qeveria talibane muajin e kaluar.