Aktori i famshëm italian, Giancarlo Commare ka vendosur të dalë dhe të tregojë publikisht orientimin e tij seksual. Për shumë njerëz theksojmë se lajmi ishte shokues.
Ai e zbuloi këtë krejt papritur dhe u deklarua homoseksual para kamerës së smartfonit të tij, duke thënë: “Unë jam homoseksual”.
Për disa lajmi ishte i papritur, ndërsa për të tjerë djali do të kishte lënë të kuptohet diçka të ngjashme kohë më parë.
Pas kësaj deklarate shumë nga fansat e artistit "u surprizuan", pasi në rolet e luajtura ai ishte klasiku Don Giovanni, një zemërthyes.
Dhe ajo që ka rëndësi është se aktori ka gjetur lumturinë dhe mbi të gjitha forcën për të qenë vetvetja pa u fshehur nga gjykimi i njerëzve.