Një ngjarje e rëndë u raportua dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku shtetasi Rinald Rakipaj u arrestua nga policia, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Lidhur me këtë ngjarje, gazetarja e njohur Aulona Musta, teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë. Sipas saj sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie nga ana e tyre.
“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra tjetra. Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç nuk bëhej fjalë, 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja. Ok po marr në telefon thoshte mamin e shoqës do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht.
Këtu fillon problemi sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogë se nuk është kompetenca ime. Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, u shpreh Aulona Musta.
Theksojmë se më 25 mars një 40-vjeçar ra në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Madje, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ky shtetas dyshohet se bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç, duke nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, përkatësisht 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Ndërkaq, Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 40-vjeçarin dhe tashmë ndaj tij rëndon akuza ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ dhe ‘nxitje për përdorimin e drogës’.