Showbiz

"1 vit pa ty babi"/ I ati ndërroi jetë 1 vit më parë, Alketa Vejsiu prek me POSTIMIN e saj: Më mësove të jem e fortë

Shkruar nga Liberale

"1 vit pa ty babi"/ I ati ndërroi jetë 1 vit më

Sot një vit ka qenë një ditë e hidhur për moderatoren e njohur, Alketa Vejsiun pasi kujton 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të saj.

Ajo ka ndarë ditën e sotme disa fotografi të vjetra dhe dhjetë mësimet që ka marrë prej tij.

Ndër mësimet që ka marrë, gazetarja e njohur shkruan se babai i saj nuk e mësoi sesi të jetonte pa të, pa shpatullën ku mund të mbështetej gjithmonë.

Postimi i plotë i Alketa Vejsiut:

1 vit pa Babin dhe 10 mësime të thjeshta jete;

1. E di që askush nuk do më dojë dot si Ty. Aq bukur, aq fort. Unë e pata të jashtëzakonshme që në fëmijëri dashurinë e babait. Që te karotat që shtrydheshin me napë, portokallet që vinin nga jugu me vështirësi, që tek rruga Tiranë Durrës me biçikletë, deri tek ditët e lumtura në Paris kur këndonim në Senë e më the; “Shyqyr që u bëre ti mor bir që të shihja dhe unë ca ditë të lumtura”.

2. Më mësove të mos gënjej; ndaj unë i urrej gënjeshtarët. Ndaj dhe të vërtetat e mia sado të hidhura edhe kur lëndojnë dikë, i them. Dua të iki pa pesha nga kjo jetë; si ti.

3. Më mësove të besoj te Dashuria, sa e rëndësishme është të kesh në shtratin e spitalit deri në fund një njeri që e do fort. Me gratë s’të eci shumë, e nuk ishe partneri më ideal. Por e kërkove dashurinë gjithë jetën, e gjete dhe jetove në moshën 55 vjeç. Më thoje që s’duhet ta duash kurrë dikë se ke nevojë për të; ta duash kur s’ke nevojë dhe thjesht ta duash, kjo ishte dashuria për ty!

4. Më mësove të ndjek pasionin për punën, se Puna s’të tradhton kurrë por pa e shitur shpirtin për suksesin.

5. Më thoje që s’ka asgjë më të mirë që mund të bësh sesa të rrisësh dy fëmijë me dashuri e t’i shkollosh; shpërblimi më i madh. Më thoje gjithmonë që unë s’të solla asnjë mërzi në jetë.

6. Më mësove që paraja ka vlerë vetëm nëse përdoret në funksion të emocionit; sepse ty të duhej gjithmonë shumë pak për të gëzuar.

7. Më thoje që fytyrën e kisha si 10-leksh por zemrën sa një oqean; që edhe nëse mund të ndeshja njerëz të ligj gjatë rrugës, s’duhej për asnjë arsye të ndryshoja.

8. Më mësove mirënjohjen; mbi këtë parim ndërtova jetën. Më mësove mos jetoja nën efektin e duartrokitjeve e mos dehesha nga admirimi atyre që nuk njihja, por të vlerësoja ata që më donin prej vërteti larg dritave të skenës. E kam nderuar dhe ndjerë si asgjë tjetër duartrokitjen tënde o Fansi më i mirë që mund të kisha.

9. Më mësove të fal, edhe kur njerëzit të zhgënjejnë.

10. Më mësove të jem e fortë; vetëm se jam lodhur duke qenë e fortë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH