Showbiz

" Unë s'doja t'i përgjigjesha, por nuk m'u nda në Instagram", rrëfehet e dashura e Jasir Asanit: E njoha në derbi!

Shkruar nga Liberale

" Unë s'doja t'i përgjigjesha, por nuk m'u nda

Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani dhe partneren e tij Giota kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe si u njohën.

Historia e tyre u ngjan historive të epokës së sotme. E gjitha filloi me një follow në “Instagram” për t'u kthyer më pas në një dashuri të vërtëtë mes tyre. 

“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.”–  tregoi Giota për “Revistën Class”.

Sigurisht ajo e njihte më parë, që kur ai luante për skuadrën e Partizanit dhe ajo shkonte në stadium si një tifoze e Tiranës.

“E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.

Më xheloze jam unë. Jo se Jasiri nuk është, por unë e shpreh pak më shumë. Zënkat i menaxhojmë shumë thjesht. Të jetë për mua i zgjas goxha, por siç e thashë Jasiri ka një tip shumë të qetë, qesh në çdo situatë. Dhe tani që ai më njeh mirë sa ta shikojë që unë filloj me ndonjë ‘dramë’, thotë ndonjë histori për të qeshur dhe di shpejt të dalë nga situata.

Gjëja që më pëlqen më shumë tek Jasiri është qetësia që ai ka në çdo situatë. Ndërsa gjëra që nuk na pëlqejnë tek njëri-tjetri nuk kemi. Mendoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe plotësojmë nga pak njëri-tjetrin”, u shpreh partnerja e Asanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH