Letërsi

LIBRI I DITËS: "Zonja Z", një libër PROTESTUES. Përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Zonja Z", një libër PROTESTUES.

Titulli: Zonja Z

Origjinali: Zonja Z

Gjinia: Roman

Autori: Albatros Rexhaj

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2014

Fq: 192

Mbi librin

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi.

Pak nga jeta e autorit

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Tiranës dhe Prishtinës.

Fitues i çmimit “Shkrimtari i vitit 2013” në panairin jubilar Prishtina 2013. Ai është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: "Lettera a un amico italiano dal Kosovo" (1999), "Bombë në Beograd" (2012), "Ditar dashurie i një shkrimtari" (2012), "Edith" (2013,) "Zonja Z" (2014), "Rebelimi i Lulus" (2015), "Kthimi" (2018).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH