RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: Marshi funebër i gjelave të detit
Origjinali: Marshi funebër i gjelave të detit
Kategoria: Poezi
Autori: Koloreto Cukali
Botues: Kandrra Botime
Viti: 2024
Fq: 136
Mbi librin
Një hartë fantastike e lokaleve të Tiranës; udhëtime melankolike në kohë drejt vitit të stuhishëm 1992; skica arketipale të gruas, nënës, fëmijëve dhe detit; himne kënduar të pafajshmëve dhe të vegjëlve në trajtën e Gjelave të Detit, dhe kolona zanore e një brezi të tërë. Libri i poezive të Kolo Cukalit, është një mozaik i magjishëm ku të gjithë mund të gjejmë një pjesë tonën.
Pak nga jeta e autorit
Koloreto Cukali ose Kolo është radiofonist i njohur shqiptar. Ai ka punuar në radion Club FM në Tiranë, dhe ka qenë prezantues i programit Gjimnastika e Mëngjesit!. Gjithashtu ai ka qenë skenarist në filmin 24 orëshi i një 10,000 lekëshi.