Letërsi

HISTORIA E NJË LIBRI/ "Revolta e Atlasit' i Ayn Rand dhe konflikti i pashmangshëm me njerëzit e paarsyeshëm!

Shkruar nga Aranit Muraçi

 

HISTORIA E NJË LIBRI/ "Revolta e Atlasit' i Ayn Rand dhe

"Revolta e Atlasit" i Ayn Rand, "është roli i mendjes në ekzistencën e njeriut". Mendja, siç tregon edhe historia, është rrënja e të gjitha njohurive dhe vlerave njerëzore - kurse mungesa e saj është rrënja e çdo të keqeje.

Për Rand-in, arsyeja nuk është e nevojshme vetëm nga një shkencëtar i cili zhvillon teorinë e tij në laborator, por praktikisht nga të gjithë, në çdo kohë. Të gjithë heronjtë e romanit janë mendimtarë: ata demonstrojnë përkushtim të vazhdueshëm për të kuptuar punën që bëjnë, veten dhe botën përreth tyre. Ata zgjedhin qëllimet dhe vlerat me anë të një procesi mendimi, duke mos i vënë kurrë dëshirat e tyre mbi faktet. Të arsyeshmit dhe të drejtët nuk flasin kurrë pa rezultate.

Të tjerët, dredharakët dhe të këqijtë, nga ana tjetër, janë ata që sfidojnë arsyen dhe shmangin faktet, duke vepruar sipas asaj që ka mbetur: ndjenjave të tyre. Si rezultat, ata janë në konflikt të vazhdueshëm me realitetin dhe nuk arrijnë asgjë. Kjo është ajo që e çon një nga heronjtë e romanit në përfundimin se të menduarit është virtyti bazë që kërkon jeta, dhe se anti-mendja është antijeta.

Ayn Rand u largua nga Rusia në 1925 për të studiuar kinematografi në Kaliforni. Ajo u zhgënjye shpejt me filozofinë e Bashkimit Sovjetik, gjë që e bëri të shkruante "Atlas shrugged". Libri ndjek novatorët dhe udhëheqësit shumë të suksesshëm që largohen kur qeveria bëhet shumë shtypëse.

Frymëzimi për librin "Revolta e Atlasit" i Rand besohet se i erdhi pas një bisede telefonike të vitit 1943 me shoqen e saj Isabel Paterson, e cila ishte gazetare e New York Herald-Tribune.

Paterson i tha Rand-it se kishte "detyrë" të shpjegonte filozofinë e saj në një libër jo-fiction. Disa besojnë se kjo bisedë kishte të bënte me një libër që Rand ishte në proces të shkrimit, "Baza Morale e Individualizmit", i cili nuk përfundoi kurrë.

Menjëherë pas kësaj telefonate, Rand filloi të shkruante një roman në shenjë revolte, "Atlasi ngre supet", i cili do të demonstronte filozofinë e saj morale.

Në një intervistë me gazetarin Mike Wallace në vitin 1959, Rand i dha shpjefim asaj mbi të cilën bazohej filozofia "Atlasi ngre supet". “Morali im bazohet në jetën e njeriut si një standard vlere. Dhe duke qenë se mendja e njeriut është mjeti themelor i mbijetesës, mendoj se nëse njeriu dëshiron të jetojë në tokë dhe ta jetojë jetën si qenie njerëzore, ai duhet ta mbajë arsyen si absolute,” tha ajo.

"Qëllimi i tij më i lartë moral është arritja e lumturisë së tij," vazhdoi ajo. “Dhe se njeriu nuk duhet të detyrojë njerëzit e tjerë dhe as të pranojë të drejtën e tyre për ta detyruar atë. Se çdo njeri duhet të jetojë si qëllim në vetvete dhe të ndjekë interesin e tij, racional, vetjak.”

Ayn Rand (lindur më 2 shkurt 1905, Shën Petersburg, Rusi, vdiq më 6 mars 1982, Nju Jork, SHBA) shkrimtare amerikane me origjinë ruse fitoi famë botërore me romanet e suksesshme komerciale të së cilës promovonin individualizmin dhe kapitalizmin "laissez-faire". Vepra e saj ka pasur ndikim të madh midis konservatorëve dhe liridashësve dhe është bërë gjerësisht e njohur në mesin e brezave të të rinjve në Shtetet e Bashkuara nga mesi i shekullit të 20-të.

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH