Besa Kokëdhima për të avancuat më tej, pret votat e publikut shqiptar anembanë Europës.
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka realizuar në mënyrë të shkëlqyer performancën e saj në “Eurovision 2024”, ku me këngën “Titan” përfaqëson Shqipërinë.
Ajo këndoi e dyta në radhë, në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët.
Skena ishte magjepsëse, teksa tërhoqi po ashtu vëmendje veshja e këngëtares.
Për sa i përket “Eurovision 2024” aktualisht dihen 16 finalistët e parë, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.
Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.