Arte

"Trump s'e pëlqeu fytyrën e tij", PORTRETI i 'shtrembëruar' hiqet nga Kapitoli i Kolorados

Shkruar nga Liberale

"Trump s'e pëlqeu fytyrën e tij", PORTRETI i

Portreti i Donald Trump, i varur në murin e nderit të Kapitolit të Kolorados, nuk e kaloi dot filtrin më të ashpër: vetë presidentin.

Çfarë ndodhi?

Ai e hodhi poshtë veprën si një shtrembërim të qëllimshëm të pamjes së tij, duke e quajtur "të tmerrshme". Kjo kritikë e hapur bëri që aleatët e tij republikanë në shtet të kërkonin heqjen e menjëhershme të pikturës.

Pavarësisht se ishte paguar me më shumë se 10 mijë dollarë nga mbështetësit e tij, portreti përfundoi në një magazinë muzeale. Artistja Sarah Boardman e kishte pëshkruar, figurëne  Trump si "të menduar dhe "jo konfrontuese"- një zgjedhje që duket se nuk përputhej me imazhin që ai dëshiron të projektojë. 

Interesant është fakti që ai vlerësoi portretin e Obamës të realizuar nga i njëjti artist. Vendimi për të zëvëndësuar portretin mbetet pezull, mes debatit publik dhe paqartësisë financiare.

Në mur ka mbetur vetëm pllaka që e përmend si presidentin e 45-të dhe ndoshta edhe të 47-të. Historia e kësaj pikture është kthyer në një portret vetë- jo i Trumpit, por i egos së tij.

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH