Arte

Sot në ditëlindjen e Ferdinand Dedës, i biri zbulon ‘sekretet familjare’: Po ta kisha patur babain oficer, do të isha bërë oficer

Shkruar nga Liberale

Sot në ditëlindjen e Ferdinand Dedës, i biri zbulon

Në këtë ditë, më 5 shkurt të vitit 1941 lindi kompozitori, dirigjenti dhe instrumentisti i madh Ferdinand Deda. Gjithë jetën e tij, gjersa u shua më 24 gusht 2003, Ferdinand Deda ia kushtoi pentagramit.

Djali i tij, këng-autori i mirënjohur Elton Deda thotë se po të mos kishte qenë i ati i tij muzikant ai mund të kishte ndjekur sot një tjetër profesion.

Muzikanti i njohur Elton Deda, i ftuar në një emision për muzikën pak kohë më parë, teksa po fliste për të atin e ndjerë, tregoi për publikun edhe disa “sekrete” familjare.

“Ferdinandi më shumë kohë ka kaluar me miqtë e tij, me Jetmirin dhe me Fonin sesa me mua, me familje. Por kur ishte në shtëpi unë përpiqesha t’i bëja rrengje… Ky është edhe fati i muzikantëve të mëdhenj besoj”, tha Elton Deda.

Ai tregoi se nëse nuk do të ishte për babain e tij, ai nuk do të ishte bërë kurrë një muzikant siç është sot.

“Shiko, po të mos kisha pianon në shtëpi, po të mos kisha edhe babin nuk do isha bërë muzikant”, tregon Elton Deda, “sepse fëmija e do gjithmonë një tutor për të ndjekur një fushë të artit.”

“Besoj se po të kisha një baba oficer, le të themi që do të isha bërë oficer”, shtoi këngëtari i mirënjohur.

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH