Maks Velo, piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar i njohur, u burgos gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.
I revoltuar edhe me ata që e dënuan me burg, pasi rrugëtonte drejt së vërtetës, Maksi revoltohej edhe me ato që edhe pse përtej diktaturës, vijonin të silleshin si armiqtë e tij.
Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, "Jeta ime në figura” apo “Përkthyesi” etj.
Edhe pse njihej si arkitekt ndërkombëtarisht, la pas vepra në telajo, por edhe libra me kujtime nga koha kur publicistika dhe arti i tij i kundërvihej komunizmit. Ishte viti 1978, kur arrestohet dhe i digjen veprat, një peng që artisti vijonte ta përsëriste si krimin më të madh që i kishin bërë.
Maks Velo u nda nga jeta në pranverën e vitit 2020.
Gëzim Qëndro, autor i portretit, piktor dhe regjizor i filmit të animuar, kritik, historian arti shqiptar dhe pedagog në Akademinë e Arteve. Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri (Tiranë) nga 1998 - 2002. Njihet mirë si përkthyes i disa teksteve me rëndësi mbi historinë dhe teoritë e artit. U nda nga jeta më 27 shkurt 2018, në moshën 60-vjeç.