Shumë artistë të huaj kontribuan në lindjen e gjinive të reja artistike me vlera bashkëkohore, por gjithashtu eksploruan vetë viset e trojet Shqiptare.
Çarl Kokrell udhëtoi në Shqipëri nga 1812 deri 1813 dhe bëri mjaft grafika e vizatime me pamje nga vitet që ai vizitoi si psh “Trimat shqiptarë duke ndjekur armikun”, ku tregon aspekte nga qëndresa e shqiptarve për mbrojtjen e trojeve.
Vepra e tij u bë një subjekt i artistëve evropianë që kërkonin njohjen e historisë së shqiptarëve, njohjen e virtyteve ngacmuese si edhe burimi çudibërës i këtij vendi të vogël e të bekuar nga perënditë në zemër të Ballkanit.
Origjinaliteti i kësaj vepre ndodhet në muzeumin e Londrës.