Tre të rinj me veshjet popullore të zonës së Rrajcës, grupi i valleve, shtëpia e Kulturës Librazhd- vepër artistike e realizuar nga piktori Agim Jaupaj.
Të tre janë ish-nxënës të piktorit, Agim Jaupaj, të cilëve piktori teksa ka gërshetuar pasionin, mjeshtërinë dhe dashurinë iu ka dedikuar për festat e fundvitit një pikturë, duke nxjerrë njëkohësisht në pah vlerat e rralla artistike të veshjeve popullore të zonave të Librazhdit, qytet të cilit ai vendosi ti qëndrojë besnik përjetë. Kjo është një ndër arsyet e popullaritetit që gëzon Jaupaj në komunitet.
Shtëpia e tij i përngjan një galerie arti. Në çdo cep të saj ka të ekspozuara punimet e gati gjysmë shekulli. Agim Jaupaj piktori nga Librazhdi ka çelur këto ditë në qytetin e tij edhe një ekspozitë. Nuk i është ndarë pasionit të tij për pikturën edhe pse në moshë pensioni.
Numëron mbi qindra punime. Një pjesë të mirë ai i i ka mbajtur të fshehta gjatë regjimit komunist pasi pasqyronin tematike të ndaluara për kohën siç ishin pikturat nudiste.
Në telajo ka hedhur edhe bukuritë natyrore të zonës së Librazhdit. Veç pikturës Agim Jaupaj për dekada ka shërbyer në arsim si mësues vizatimi në shkolla të ndryshme të zonës. Suksesi i nxënësve të tij thotë se i sjell gëzim të madh.
Nuk e mendon asnjë çast të shkëputet nga arti ndaj thotë se e jeta e tij ashtu si edhe nisi do të përfundojnë mes ngjyrave, duke pikturuar në qytetin e vogël buzë Shkumbinit që e frymëzon çdo ditë e më shumë.