Arte

PIKTURA E DITËS: Punëtori, vepër nga Vilson Kilica

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Punëtori, vepër nga Vilson Kilica

Piktura e realizuar nga Vilson Kilica (1961)

Këtë do ta shohim edhe në ekspozitën retrospektive me portrete nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, organizuar ne vitin 2004. Ne këte ekspozitë u shfaqën disa probleme nga ato që trajtohen në këtë kohë, përgjithësisht mungesa e një vlere solide në portretin e realizmit socialist.

Piktura e portretit afron dhe përpunon shumë fytyrën e njeriut, duke mundësuar ta bëjë atë të prekshme, të vërtetë, komunikuese dhe me fuqi ndikuese. Kjo, përmes një pikture, me bazë thellësisht realiste, ku nuk mungojnë kërkime në përmbaitje dhe në forme.

Në shumë prej tyre ndihet një originalitet i strukturuar, herë i lehtë, herë naiv, herë i përshtatur, ku dominon fuqia e imazhit të njeriut të thjeshtë e të vërtetë. Por ka dhe një aspekt, që është forca e ngjyrës dhe pasuria koloristike, përmes së cilës merr formë dhe skalitet fort fytyra dhe bota e shpirtit shqiptar.

Në këtë lloj pikture vepra e piktorit ka larmi te madhe tipash, karakteresh, që janë përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, në momente historike. Të rinj, të reja, punetorë të kategorive dhe shtresave të ndryshme, minatore, fëmije, gra, familjarë.

Nderkohë na paraqitet edhe një pamje tjetër, një fytyrë me komplekse e shqiptarit, sepse buron dhe vjen nga realitete të vështira historike. Ky lloj portreti kryesisht i përket periudhës së pushtimit fashist të vendit.

Vilson Kilica u lind në Vlorë më 2 qershor të vitit 1932 dhe ndërroi jetë në Tiranë më 7 korrik të vitit 2016. Ai ishte piktor, mozaiçist, muralist dhe i vlerësuar me titujt më të lartë të kohës “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit”.

Më 7 korrik 2019 mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e Drejtorit të parë të Institutit të Arteve Shqiptare, piktorit Vilson Kilica.

Kilica do të nderohet nga brezat dhe do të jetë pjesë në historinë e artit pamor shqiptar si një mjeshtër i madh i pikturës shqiptare të shekullit XX, një artist i talentuar, një pedagog i ditur që përgatiti breza të të tër artistësh të rinj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH